MEDITIM
Trokas lehtë
tek pragu i mendimeve
E hap atë portë
të futem shpejt
mos t’më thyhen
xhamat e zemrës
E furishme dita
erë e fortë
kohë e ftohtë
çoi shpirtin peshë
E fal veten
Në meditime te gjata
udhëtoj gjatë
në shtigje të panjohura
të mëndjes
të jem hera herës
edhe nje njeri tjetër
Të mos gaboj
ulem të fle ndër to
e qetë
t’më vijë më e bukur
dita nesër
V.Kolaveri
