Friday, March 27, 2026
BallinaVitrina e libritMejrem Kajolli Tusha-KAM DËSHIRË

Mejrem Kajolli Tusha-KAM DËSHIRË

Ti lidhi akrepat e orës
Ta ndali kohën
Të jetoj sot pa nesër
Duke të shikuar në sy,
Mos të kalon më asnjë çast.

A ka mundësi
Akrepat e orës ti kthej pas?
Në kohën kur rinim bashkë
Prej aty të vazhdojmë,
Ditët e sotme ti bashkojmë.

Dua të udhëtoj nëpër kohë
Të bëj ndryshime
Kur të vijë e ardhmja
Të përqafuar posi zogj
Momente të këndshme të përjetojmë
Dashurinë ta vërtetojmë.
Botën me lumturi ta mbijetojmë.

Akrepat i lidha
Por, koha nuk ishte ndaluar
Ajo iku
E unë, shoh veten të tjetërsuar.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT