Monday, January 26, 2026
BallinaVitrina e libritMelisa Baboci-Mëngjes i heshtur!

Melisa Baboci-Mëngjes i heshtur!

Heshtja rrëshqet mbi rrugë të ftohta,
ftohtësia prek çdo hap që troket lehtë.
Lehtë tingëllon fryma në ajrin e rëndë,
rëndësia e ditës lind ngadalë dhe qetë.


Qetësia mbështjell hije që shtrihen ngadalë,
ngadalësia gjen dritën në çdo cep dhe valë.
Valë e butë shtrihet mbi fytyra të heshtura,
heshtja rrëfen ditë që zgjojnë shpirtra të thjeshta.


Thjeshtësia e mëngjesit shndërrohet në tingull,
tingulli rrjedh në çdo hap dhe në çdo trup.
Trupi ndjen paqen e ditës së zbehtë dhe të butë,
butësia fton zemrën të zgjohet e qetë, e heshtur.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT