Wednesday, February 4, 2026
BallinaVitrina e libritMelisa Baboci-Rrënjë shprese në tokë të djegur!

Melisa Baboci-Rrënjë shprese në tokë të djegur!

Në tokë të djegur nga hapat e dhimbjes,
ku nata fle me sy të përhimtë frike,
mbolla një fjalë në pluhur heshtjeje
dhe prita dritën me durim antike.

Era e kohës më shkretoi ballin,
më lau shpresën me kripë lotësh të hidhur,
por zemra ime, zog i plagosur malli,
s’e harroi këngën, as qiellin e humbur.

Nga hiri u çel një filiz drite,
i brishtë si lutje në buzë të agimit,
rrënjë shprese, me gjak shpirti rrite,
në tokë të djegur nga zjarri i zhgënjimit.

Dhe pashë se jeta, edhe kur thyhet,
di të ringrihet me zë të qetë,
se shpresa nuk vdes, veçse mbillet
thellë, ku dhembja bëhet fletë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT