DO FLË ME HËNËN.
Thellë në orët e vona të netëve,
Në qiellin pa yje ,të pafund të zi ,
Nën mërmëritjen e lehtë të fletëve,
Të një lisi ,që mbi kokë më rri .
Nën lisin e bukur me rrush gjopan,
Nën lisin e dashur mbi shtëpi ,
Tutje ,me rrushin majë plepave në Vardhan,
Sa madhështore kjo krenari, ëmbëlsi !
Ngreu flij ,o bir ,_ më thotë nëna,
Do rri sa të dalë në lëmënjë hëna ,
Dhe pastaj me hënën do shkoj të flë !
Shkruaj me dashuri dhe me nxitim,
Për shoqe ,shokë, e të afërm të mi ,
Për traditat e zakonet e vendit tim ,
Për dasma ,davete ,martesa e krushqi
Shkruaj për miq e shokë që s'jetojnë më,
Që fati i zi ua ndërpreu gëzimet ,
Më shfaqen gjithmonë me fytyrë dhe me zë,
Ah, sa të ëmbla që janë kujtimet !
Le të mbeten ata në vargjet e poezisë,
Përjetë ,si një altar i dashur,i praruar,
Do fluturoj me krahët e fantazisë,
Nga e sotmja në të djeshmen e shkuar !
