Kur i dha vulë shtetbërëse fundshekullit,
skeptikët sa s´u bënë septikë
nga plasaritje mllefi
Ai ecte papërkulshëm … cakun kishte para veti
Koha e Tij edhe pse n´t´pakohë,
emër t´vetin muar,
i thanë … Epokë Nderi Rugovian
Nuk i duhej rrahja e duarve,
shuplakët i urrente nga fëmijëria,
t´egra ia pat dhuru zezona
Përrreth Tij fishkëllonin t´shtime, t´nime …
e t´pështyme me t´shtyme,
t´të tânë nërveti,
Ai s´kish kohë … t´merret me to,
veshi i nig´jonte n´gjeti,
e syri aty ku pamja s´i treti
Eh … flisnin pleqtë, thojshin
që aq shumë e dojshin …
<< I lumi, i lumi Ai për veti, sa shumë dashni i fali k´tij shteti e mileti!>>
