ÇDO GJË MUND TË VDES
(Vetëm përjetësia është e pavdekëshme)
Fillim i fundit e fund i fillimit
rreth një shekulli frymim,
gërshetim i sh‘thurun
I dhanë émna të shumtë
nofkat nuk i munguan
tallon mbet sall emën i trishtë tmerrësisht
Peshë ka dhimbjen
pushon ankesa e krekosje
pafuqinë e individit
me matje e vulosë
t‘gjallët në t’vdekun i kthen e t‘vdekunit në t‘gjallë
Saga nuk i mungon
Nye n‘krye ligjërisht e hyjnisht
ekzekutimi dënim i para lindjes
një ndërgjegjësim kaq të madh nuk e jép kush tjetër
Ah, le të vdiset qysh duhet
vdekja nuk e vret pavdekësinë, njeriu i jém
mbetet ajo që duhet
tretet çka s‘duhet të ruhet
Medet … sa të vdekshëm që jemi
