Friday, December 26, 2025
BallinaVitrina e libritMentor Thaqi-GJUHA SHQIPE

Mentor Thaqi-GJUHA SHQIPE

GJUHA SHQIPE

Sa Gegënishte,
aq Toskërishte,
Gjuha Shqipe,
e jona, Ilirishte.


Sa e re,
po aq e vjetër,
si kjo dhe një,
nuk gjen tjetër!


Sa antike,
sa lirike,
aq epike,
e shenjta Shqipe.


E shenjtërimit,
të Shën Albanit,
e Fishtës, e Naimit,
sa e Pjetër Bogdanit!


Gjuhë e kthjelltë,
e pastër si loti,
thonë, në Qiell,
e flet vetë Zoti!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT