KËNGËS SIME I VJEN ERË MALLI
Ti më thua t´mos bëj këngë,
se po i vie´ka erë rënkimi!
Unë të thëm se dhe po t´jetë gjëmë,
do t´i jep aromë shqipnimi!
Dhe nuk ka si bëhet ndryshe,
kur buron nga gurrë e mallit,
këngë shpirti, moj ilirishte,
më nxjerrë shkrumb rrudhave t´ballit!
Ku ta nisë dhe ku ta lë,
nuk ka ligj, s´ka kod as rregull,
rrjedhë nga shpirti, hë për hë,
nuk e lën shpirtin në mjegull!
Ah! Këngës sime i vjen erë malli,
është ofshamë aq sa buçimë!
Sa herë dhimbja damarët kalli,
me vargje kënge dejtë u përtrinë!
Ah tu bëfsha martir flijimi,
ty shpërthim shpirti në rreshta!
Jo as mordja kurrë s´e mbërrini
të ta vret atë jehonë mbi kreshta!
Shpërthe sot ti o kënga ime,
ty t´kam Himn të Dardanisë,
Këngë Qershori e Lirisë Sublime,
plot gjashtëmijëvjet n´rritje t´shtetësisë!
