Saturday, December 27, 2025
BallinaVitrina e libritMentor Thaqi-KUSH T´RINGJALLI SËRISH N´JETË

Mentor Thaqi-KUSH T´RINGJALLI SËRISH N´JETË

KUSH T´RINGJALLI SËRISH N´JETË

Okarinë moj Jehonë Moti,
kush t´ringjalli sërish n´jetë,
të jehosh prap, si e tha Zoti,
siç jehove mbi tremijë vjet?


U munduan të të fshehin,
të të zh´bëjnë nga faqja e dheut,
lashtësinë tonë nga këtu t´a zbehin,
të mos jehosh ti n´kângë t´Atdheut!


Po a fshehet jehona jote,
që muar botën mbi tridhjetë shekuj,
u bë Sagë, Legjendë ndër mote,
refren kënke për dishepuj?!


Kur të vodhën e të plaçkitën,
banda t´egra nga shtet kusarësh,
athua t´mjerët nuk e ditën,
se ti je n´zemra shqiptarësh!?


Dhe u ktheve si dikur moti,
ânrra e Gjergjit për Arbninë,
Mjeshtër Madhi, bacë Shaqir Hoti,
e pleqnoj me motren, Edi´në!


Si është forma? Po madhësia?
Prej çfarë dheu? Sa e rëndë kjè?
Si e lindur nga Lashtësia,
Ilirisht u rikthye si dje!


Dhe e ngjalli me dashuni,
e ledhatoj, i dha plot jetë,
baca Shaqë me dorë të tij,
e riktheu shpirtin që desh u tret´!


N´vitrinë tème mot pas moti,
bashk me Gentin, Hyjneshen n´Fron,
tu rrit´të Nderi bacë Shaqir Hoti,
bashk me të Shpirti yt rrnon!


Ti tash je në Përjetësi,
porse Shpirtin këtu na e lè,
n´Okarinë plot dashuni,
Shpirtin tënd e ruajmë ne!


Lum si ne o Bacë që t´patëm,
ti nuk u bâne milionar,
as Amatët me ty s´u matën,
përtej Amatëve je për Shqiptarë!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT