PLEQNARI
Pat edhe ma t´moçëm, po ky ma i lashti,
tjerët nxjerrnin fjalë prej mishi, e ky sall prej ashti!
Erdhen me Bibel, Kur-an, Zibur … dhanë mund,
t´gatshëm për fillim, gjithqyshë me i ra n´fund!
I pveti për emna, qe besa, bukur do kjenë,
secili n´n´tvetin, plot njëzetekatër t´vjemë …
I thanë: Mark e Hasan, Thimio, Niko e Pjetër,
iu tha: Krejt hyni n´një tërhan, n´emna t´vjetër!
Iu tha, shkurt e urtë, po sigurtë e ngurtë:
– Betim e zotim n´Kanun, detyrim me përdhunë!
Eh, pleqnitë e dame t´pleqnarëve t´ktyneherit,
nuk luheshin n´lojë t´gjykatës së bimbeterit!
