Tuesday, January 27, 2026
BallinaVitrina e libritMentor Thaqi-PSE GJENERATË

Mentor Thaqi-PSE GJENERATË

Mundin e dekadave
nga thinja koke,
nga rrudha balli,
nga djeg´je malli
sot e vure n´lojë gazi


Pse Gjeneratë


T´përgaztë s´njohin kod tjetër
p´veç mjerimit t´vjetër


Dikush t´shkelë dhimbjen,
dikush t´shkelë bindjen,
e ty … ku t´mbetën parimet


Për t´mbajtur idealin
o duhet t´marrësh malin
o pas të kesh djalin
se t´përgaztë nuk t´falin


Gjeneratë,
dikush t´dha uratë,
dikush t´jep lëngatë


… po ti … pse shtiresh e ngratë
kur (s)je duarthatë


Ah Gjeneratë,
ti dhimbja … bindja … ëndërra ime,
përtej gjysmë shekulli n´vrap
me mundim n´hap
mos kjofsh dëshprim
o uni im

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT