SHQIPJA JONË, PËRJETË GJALLNON
Shqip që moti, foli Zoti
foli Leka dhe Kastrioti
Konstantini e Dukagjini
si Bogdani n´atë breg Drini
Shqip si Fishta e Naimi
Qiriazi dhe Petro Nini
nga Tomori e nga Dodona
Shqip me shekuj erdh Jehona
Foli lisi dhe këndoi guri
Shqip si Shqipja n‘palcë Flamuri
Shqip Nanëlokja fmiut të vetë
ia këndoi ninulat n´djep:
Ti mu bâfsh Skënderbe
e gëzofsh tândin Atdhe
shpata dritë e pushka top
Shqip t´bekoftë i Madhi Zot
Shqip kudo flitet dhe sot,
ligjërojnë shqipet në botë,
At Belushi me arbëreshët
Shqipja e tyre përgdhelë veshët,
n´Amerikë shqiptarët tonë,
ligjërimit Shqip ia thonë,
Shqip kudo nëpër Europë,
Shekulli ynë vulosë Epokë
Shqipen ruan fusha e mali
lutjen Shqip Zoti e fali:
Njashtu kjè e njashtu kjoftë,
brez pas brezi u këndoftë,
shkronja t´hershme ilirike
Shqip tingëllojnë n´troje etnike,
Shqip lexohet sikur shkruhet,
Shqipja jonë në zemra ruhet
Dhe nuk ka si bâhet ndryshe,
Shqipja jonë nuk bâhet dyshe,
kjo gjuhë e gjuhëve, unikale
Nânë e gjuhëve, jo rivale,
përmes saj çdo fjalë shqiptohet,
me shqiptim çdo gjë sqarohet,
Shqip le t´mbetet Testament
përjetësisht në Pergamen
O Shqiptar ti zog i Shqipes
ruaji rrâjtë në shpirt t´traditës,
k´tu dhe Toka, Shqip buçet,
e njeh mirë G´juhen e vetë,
Shqip në djep e Shqip në varr,
n´gjuhë të huaj del i marrë,
mos lakmo n´asnjë gjuhë bote,
s´ka askund si Shqipja jote
