Shqiptar,
ti i ndrydhuri,
ti i shtrydhuri,
i copëtuari,
i vrari,
i djeguri,
i pjekuri,
ti i paepuri,
është shekulli yt,
mos e bëj të dytë,
as të ndytë,
mbaje!
Miqtë të duan,
iu duhesh që t´të duan,
ua mbaj krahun,
ua mbaj pahun,
do t´përkrahin,
nuk të grahin!
Dikur pate shpëtue të tjerë,
atëherë kur (s´)ishte (k)aherë,
kur tjertë vrisnin,
kur tjertë ngisnin,
kur tjertë cysnin,
kur tjertë nxisnin,
jopak u shpëtuan,
ata rrëfyen,
tevona dëftuan,
ata nuk harruan,
ata rikujtuan,
të kujtuan,
erdhën … të ndihmuan,
u kthyen … të shpëtuan!
Tash … iu ndihmo të t´ndihmojnë,
ndihmo dhe shpëto,
ndërmjetëso e pajto,
kujto e rikujto,
mos harro,
je n´krah t´duhur,
mos ço pluhur,
aty ku je … duhesh,
aty ku je … ruhesh,
aty … s´ke pse druhesh!
Mos harro,
kujto,
brrylat vrasin përanash,
e thernja t´vjen n´palcë!
E sot si n´mot,
aty ku je … n´bord,
ai don jetë
nuk don mord,
ndihmo,
mos hezito,
me ta, je me krah,
je n´vend t´duhur,
mos ço pluhur,
është dhe për ty,
në nder ke hy,
pa u thy,
pa u përly,
me dinjitet,
me identitet,
se je Shtet
dhe kështu do t´jetë!
Shqiptar,
me këmbë të mbarë,
për herë të parë,
as i qarë,
as i përçarë!
…
