TI IBRAHIM NA LÈ EPOKË
Nuk u ndalen sot homazhet
nga mëngjesi deri në mbrëmje,
dhe u krijuan bindjet, imazhet,
nderimi po kulmon mbi dhëmbje!
President, e thamë që heret,
se Ti ishe vetë Ora jonë,
këtë fakt e dinin dhe ata t´tjerët,
por inati s´i la ta thonë!
Nuk e di o Burrë i Dheut,
pse dikënd e pushtoi urrejtja?!
Nuk e kanë dertin e Atdheut,
por nga inati seç iu erdh brejtja!
E Ti që nuk e njihje shamjen,
as urrejtjen dhe as nënçmimin,
e urrejte vetëm përçamjen,
për shpëtimtar njihje bashkimin!
Dhe përulen sot para teje,
të gjithë me rend dhe pa dallim,
se sa vlenë sot e sa dje vleje,
mungesa jote na dha mësim!
Është me fat secili popull,
që mund të ketë një prijës si Ty,
t´i biejm trup e në daç rrotull,
Saga Jote është Madhështi!
Të gjithë burrështetasët nëpër Botë,
lënë diçka pas vetës së tyre,
por Ti Ibrahim na lè Epokë,
Epokë Nderi, Dritë Shembëlltyre!
Dekada e Shekuj do të ndrrohen,
brezni të shumëta dhe gjenerata,
Vlerat Tuaja do të nderohen,
ia lè Kombit e Shtetit, Dekorata!
Dhe ka një urim e lutje dhe sot,
që Shpirti Yt t´ketë lënë rrënjë,
dhe t´vjen një ditë e prap një mot
Trashëgimtarë t´Mëndjes t´kesh´lënë!
