Thursday, February 5, 2026
BallinaVitrina e libritMentor Thaqi-TU RRIT´TË NDERI HERO (Heroit Afrim Zhitia)

Mentor Thaqi-TU RRIT´TË NDERI HERO (Heroit Afrim Zhitia)

Hero,
sot tek po rr´fehej Liria
dy ndritje erdhen nga Obelisku,
Shtatorja jote lëshoi zë si atëherë

Dikush, kushtrim e quajti
dikush ndërgjegjësim, i tha
guxim e quajtën të tjerë

Ishin Krisma Epoke, vëlla
krisma në shekullin e krisur,
ushtimë e onomatopè deri mbi rè

Edhe sot u derdhën lotë
ata që ti na i ndale
kur Atdheut iu fale

Vëlla,
shkuan vite e dekada
ne ende jemi në rrokada
nuk përfundoi odiseada

Obelisku yt i lartë
dëshmi Epoke bartë

Ai edhe sot
bartë ofshama dhe lotë
e fjalën e heshtur s´e thot

Aty edhe sot kur i pau
me rënkim ofshau
ofshamën s´e ndau

Ti edhe sot thirre për unitet
që vuan nën ilet

Aty … sy më sy
aty krye më kry
as shiheshin
as fshiheshin

as ndjeheshin
disi … fsheheshin

E ne … ashtu si dje
dhimbjen për ty e kthyem në krenari
por, tashmë në Liri

O Hero,
ende jemi n´kohë t´pa kohë,
e po t´kishim më shumë ndërgjegje
do t´merrnim përgjegje
se ajo krisma jote
kjè Këmbanë Epoke,
o Trim i kësaj Toke

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT