Tuesday, March 3, 2026
BallinaVitrina e libritMentor Thaqi-VOKSHI I SHQYPNISË

Mentor Thaqi-VOKSHI I SHQYPNISË

VOKSHI I SHQYPNISË

I madh âsht Vokshi jèm,
sa vetë sakrifica … ballënaltë sa Gjeravica


Me 1001 m´ièmna, me 1002 nënèmna,
me sall një Èmën,
m´i 1000 legjenda


Vokshi i katërdhetë katunev
i shtatëdhetëeshtatë vulosjeve historike
lajmtar i Shqypnisë Etnike


Eh, epoletat
s´ia dha kush,
i pat t´vetat … si bash askush:
Djep trimnie,
Log burrnie,
Kullë bujare … Sagë krenare


Të tâna n´një Preambulë,
Testament, me vulë


I pa l´kundun n´qëndrim,
i matun n´vendim
mbanë fjalë, jep gjeneral-ë,
rritë kapedan-ë … Fisi Thaçjan


Flamurtar i 12 Fiseve,
kushtrimtar i t´tâna viseve,
hisetar i t´gjitha hiseve,
Vokshi i Shqypnisë


E, Puka tha: E kâm vlla,
Rrajën e Fisit,
Majen e Plisit,
Trungun e Fisit

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT