Sunday, March 22, 2026
BallinaVitrina e libritMeri Bo-Bojë e zbehtë!

Meri Bo-Bojë e zbehtë!

Rrotullohen në shtrat
për të gjetur qetësinë,
kërkojnë një cep të heshtjes
ku mendimet të mos i ndjekin,
por s’munden.

Në vendet e fshehta të mendjes,
atje ku drita hyn me frikë,
ekzistencializmi i tyre
është vetë trishtimi,
një hije që rritet pa zë.

Ne e mësojmë të sotmen
në harresën e së shkuarës,
duke shkelur mbi kujtime të pluhurosura
që ende marrin frymë.
Kjo na i bën rilindjet më të dhimbshme,
më të rënda se nata pa ëndrra.

Prandaj edhe të qarat e tyre
shpesh herë mbajnë erë balte,
si toka pas shiut të gjatë,
si rrënjët që kërkojnë dritë
në një botë që nuk i dëgjon.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT