Sunday, December 28, 2025
BallinaVitrina e libritMeri Bo-Buzeqeshje e humbur.!

Meri Bo-Buzeqeshje e humbur.!

Nje buzeqeshje frikacake banon diku
E frikesuar nga koherat dhe ererat e neteve
iku nga buzet dhe zor te kthehet
Ne fytyrat e njerezve te pafajshem kthehet
dhe tek femijet e vegjel.

Ne endrra vjen vetem, kur çlirohet nga frika
sa per te na lene hijen e saj te zbehte
dhe iken prape
Agimi ne ate çast behet i vertete dhe vesh diellin!

Fytyra ime dhe jeta zbukurohen
edhe kur behet e hidhur e dhimbshme
dashurore, e embel, e zemeruar
Kur jeta behet e mbyllur
dicka e shtyn ate si shenje shprese
dashurie dhe euforie

Une,
çdo cast leshoj thirrjen Sos:
Na ndihmoni:
ta gjejme ate buzeqeshje.

Ca deshmitare më thane
se e kane pare duke bredhur perreth
duke mbajtur masken e nje njeriu te humbur
Nese e shihni,
na e ktheni
Na ka marre malli
dhe s’mund te bejme pa te.

Ky vend rrezikon te mbetet i zymte
mbas largimit te saj.!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT