Wednesday, February 4, 2026
BallinaVitrina e libritMeri Bo -Dashuria, është fytyra e dashurisë!

Meri Bo -Dashuria, është fytyra e dashurisë!

Dashuria, është fytyra e dashurisë!

Erosi,
vrapoi duke qeshur nëpër rrugë,
duke u penguar në gurët e shiut

.
Shigjetat e tij të arta,
fërshëllenin dhe shponin zemra
E hutuar sheh jeta
dhe udhëtimet të ngutshme.


Një pjesë
lumturohen dhe përkedhelin emocionet
Te tjerë shikojnë ëndrra mesdite.


Shiritat e kuq të mendafshtë
ju ngatërrohen nëpër flokë
dhe nëpër pemë gëzimesh.


Erosi, vrapon sërish nëpër rrugë
dhe qëllon me shigjeta rrufesh
të pandjeshmit !

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT