Eshtë Maj!
Iku muzgu,
Nata më rrëmbeu mistereve të saj
një lule Orkidea bënë dashuri me Zambak
Një manushaqe me një Karajfil Maj
Eshtë Maj.
Hapi mbulesat e saj vetmia
më thirri e heshtur pranë saj
Një yll digjet në një qiell të largët,
Eshtë Maj
Ca re migrojnë mbi maja malesh
një hënë do të dal paskësaj,
Një klithmë zogu më çukiti zemrën,
Eshtë Maj.
Një zjarr mistik më djeg të tërën,
më prushëroi flakësh gjithe epsh,
Qeshi Orkidea, qeshi Karafili,
Dhe Maji po qesh!
