Gjithmonë atje, në një linjë të përkryer
është një linjë horizonti, që ndan tokën nga qielli.
E vërtetë apo mirazh ?
Qielli, toka dhe deti, te gjitha në një
Vetëm majat e horizontit, tregojnë të vertetën.
Mjegullat e detit, ma pengojnë shikimin,
dëgjohen vetëm valet.
Unë,
zgjat dorën per ti prekur dhe afërsia e tij preket.
Deti, luan dhe fshehet
Një hënë që buzëqesh
është si një sferë që rrotullohet.
Edhe ne rrotullohemi rreth saj
dhe përsëri gjithçka e fillojmë nga fillimi.
Toka, rrotullohet përsëri !
