Jeta, si një rrjedhje lumi!
Nëse fjalët e mia, ngjasojnë me ty
mund të dallosh brenda tyre
lumin që ecën krahas teje.
Ti mund të zhytesh më pas, në baltën e bregut
dhe nuk do të ndotesh
Koha e zhytjes në të, s’mund të jetë kohë reale.
Unë dhe ti
jemi dashur pamjaftueshmërisht
dhe kjo s’na ka lënë, të shikojmë ujëvarat që bien
pa frikë nga lartësitë.
Të gjithë ndjekin
oqeanin e madh të fatit
dhe vetëm vrapojnë, drejt së padukshmes.
Ne gjithmonë
kemi krijuar një lumë së bashku
sepse shumica e pjesëve tona përbërëse, është uji,
ndaj, mos ju ndaj rrjedhës
derisa të humbasë dhe të bëhet shkretëtirë.
Mos u nda prej meje
shfrytëzo digat dhe fuqinë tonë
nëse e dimë se ku shkojmë, jeta merr tjetër emër.
Lumenj si ne
që mësuan të bien nga lart
I mirëpret përjetësia.!
