Koha zero!
Butonat u fikën
vetëm copat e mbetura
u shperndanë këtu dhe atje
.
Mendimet e mia,
shpërndahen mbas letrave
dhe tekstet notojnë në mënyra koherente.
Pena ime,
dështon të shkruaj
Trupi dhe mendja më ngrijnë.
As këmbët s’më binden
Imazhet rreth meje, nguliten mbi drurë,
si një ëndërr e keqe
.
Si mund të pikturoj një pamje prej zhurme
Si mund ta pikturoj trajtën e spërkatjes?
Ti the diçka që s’më thotë asgjë,
ndërsa unë, duhet të marr ca vendime, prej vjeshte!
