Thursday, February 5, 2026
BallinaVitrina e libritMeri Bo-Krahë ëndrre!

Meri Bo-Krahë ëndrre!

Krahë ëndrre!

Më duhen dy krahë
për fluturime të largëta
Përtej fantazisë sime dhe
njëmijë fantazive së bashku

.
Pagesa është e mirë
Mjafton që unë të mbërrij, në kufijtë e shpresës.


Më duhen patjetër ato krahë
dhe jam gati ti blej, me çdo cmim
Deri me çmimin e ëndrrës
dhe dy buzëqeshjeve mëngjesi

.
Udhëtimi që pritet te bej do jetë i gjatë
ndaj, krahët i dua të fortë.


Për sezone të gjatë udhëtimesh
dhe kalime visesh të rrezikshme.
Ti rezistojnë diellit dhe rrahjeve të zemrës


I dua këto krahë
I dua me patjetër
Çmimin e blerjes, u’a thashë!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT