Tuesday, March 10, 2026
BallinaVitrina e libritMeri Bo-Liqeni i mjelmes !

Meri Bo-Liqeni i mjelmes !

Liqeni i mjelmes !

Mbaj mend
nje enderr te dikurshme

.
E veshur me nje fustan
dhe si fllad jeshil me lule
me dukej sikur po fluturoja.


Poshte ishte deti
si nje qilim blu i thelle
dhe pak ngjyre te kuqe.


Ai me perqafonte
ndersa une zhytesha
dhe notoja ne ujerat e tij te thella
dhe
pulebardha rrinte mbi floket e mi
dhe me ledhatonte.


Sa e bardhe ishte pulebardha
dhe sa i thelle deti
Kurse ti me tundje duart
nga larg e me puthje.

Natyra jeshilonte nga lart
dhe deti ish blu
Leximi i alfabetit te jetes
fillon nga endrrat
mendova me vete.
Pastaj me kishte zgjuar dielli.!


TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT