Fryjnë erëra të forta
në dhomat tona të mendjes.
Përfshijnë mendimet, kujtimet, gjithçka
Dora më kot mundohet ti prekë
sepse,
abstrakja nuk preket.
Pastaj vjen shiu,
zvarraniku bezdisës
qe i trishton dhe shkund fletët.
Pastaj vjen ngrica
Bora alpine e bardhë
qe mbulon ëndrra dhe imazhet tona.
Ndjenjat e djeshme varrosen bashkë me natën!
E vetmja që te mbetet në kujtesë
është fletorja e shkrimeve,
lindur nga një pemë fundprilli!