VALS I DASHURISE.
Duke pritur ardhjen tënde
dashuri ndjeva në trup,
fillimisht ca dëshira mikluese plot ëndje
e më pas ca mornica pa turp!
Një puthje ledhatare premtuese
që kënaqësitë i ndez, i paralajmëron,
shoqëruar nga ca prekje të fshehta asfiksuese
që ndezin një zjarr që flakadon!
Kënaqësi e pasione pa frena,
premtime pa doganë e pa fund,
limite nuk kish e as kode allafrënga,
dy trupa të mishtë që instinkti i shkund!
… Çarcafë të bardhë mbushur me plagë,
si epilog nderur në telin çmenduri…
ca qirinj të zbehtë mbetur natës së gjatë
për t’u ndezur plot epsh kur të vish prap ti!
Në pritje të Valsit të Dashurisë përsëri?!
