Gjethet e vjeshtës të shkërmoqura
i ngjyej me puthje dhe ngjyra perëndimi,
yjet fshehur në qiell
dhe një takim i bëftë me dallëndyshet.
Krizantemë e bardhë në dhomë,
varkat prej letre te së kaluarës
lundrojnë ne dete të rrezikshëm
dhe u thonë gjithmonë lamtumirë,
vajzave të vjeshtës.
Këmbanat lajmërojnë lejlekët pelegrinë
të nisen shpejt në udhë të gjatë
.
Muzika e trupave të pemëve
natën takohet me shpirtrar e vjeshtēs.
Diku një ëngjëll mbledh gjurmë erërash
dhe fustane pishash të gjelbra.
Ka shumë aroma kjo mesvjeshtë
Kujtesë prej lulesh dhe fluturash moti.
Lugina e hijeve të ëndrrave
e zgjoi vjeshtën nga gjumi !
