Saturday, November 15, 2025
BallinaVitrina e libritMeri Mezini -NË ËNDRRA TI VJEN I HESHTUR

Meri Mezini -NË ËNDRRA TI VJEN I HESHTUR

Në ëndrrat e mia ti vjen i heshtur,
hapat e tua i ndjej ngadalë.
Më dukesh kaq i vërtetë,
sa unë besoj se je ende gjallë.

Të lutem, dil nga ëndrra ime,
fëmijët për ty kanë shumë mall.
Unë mallin për ty e ruaj në heshtje,
ata peshën e ikjes tënde mbajnë.

Fol, bërtit, thuaj: “S’kam vdekur!”
Mallin për ju do ti vë shkallë.
Prindërit asnjëherë nuk vdesin për fëmijët,
bëhen engjëj,
janë gjithmonë pranë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT