Thursday, February 5, 2026
BallinaVitrina e libritMeri Mezini -NUK GJETA KURRË NJË RRUGË PA UJQËR

Meri Mezini -NUK GJETA KURRË NJË RRUGË PA UJQËR

Vrapoj kalëruar në rrugën time,
eci, buzqeshjen me të njohurit ndaj,
në mes të njerëzve shoh ka dhe ujqër,
dhëmbët shtrëngojnë
duan t’më hanë…!

Eci, vrapoj mos t’më kafshojnë
s’e dija që në rrugë
kalojnë dhe kafshë,
unë eci në zinxhirin e jetës që dua,
ata dhe zinxhirin e këpusin e hanë.

Shoh vegime, në turmën mes njerëzve,
në punë, kudo,si ujkonja janë,
unë kam rrugën time,
eci kalëruar,
me njerëzit e mirë jetën e ndajë.

Mundohem të shmang turmën e egër,
druhem pranë vetes, nuk di kë kam,
nuk gjeta kurrë një rrugë pa ujqër,
në vrapin kalëruar ata mos t’më hanë,

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT