Një djalë i varfër ra në dashuri me një vajzë të një pasaniku. Ai ishte shumë i dashuruar me të dhe një ditë vendosi ti propozojë asaj. Vajza e refuzoi duke i thënë, “Dëgjo, shpenzimet e mia ditore janë më të mëdha se sa rroga jote mujore. Si mund të jetoj unë me ty? Me çfarë mendje erdhe dhe më propozove? Unë nuk mund të të dua kurrë ty. Më harro mua dhe shko gjej dikë të nivelit tënd.”
Edhe pse djali tashmë mësoi mendimin e vajzës, ai u largua nga qyteti por ate nuk mundi ta harrojë,
Pas 10 vitesh ata rastisën në një qendër tregtare. Vajza e njohu atë dhe i tha, “Hej!! Ti… si je ?? Tashmë unë jam e martuar. Ai është shumë i zgjuar dhe e di sa e ka rrogën im shoq…?! Ai fiton 20 mijë $ në muaj. A i mer aq ti?”
Djali u prek dhe iu mbushën sytë kur dëgjoi këto fjalë përsëri nga i njejti person. Pas disa sekondash vjen burri saj. Para se vajza të fliste fjalën tjetër burri i sj tha, “Zotëri, çfarë rastësie, edhe ti qënke këtu! Qënke takuar me time shoqe.”
“Ky është shëfi im. Unë jam një nga shumë të tjerë që punojmë për projektin e tij prej 100 milion $.” tha i shoqi duke iu drejtuar gruas së tij. Burri vazhdoi, “Ai është një njeri shumë i mirë dhe e di e dashur, Shefi im dashuronte një vajzë por nuk mundi ti fitojë asaj zemrën dhe për këtë arsye ai nuk u martua dot me njeri tjetër. E mendon se sa me fat do të ishte sot ajo vajzë sikur të ishte martuar me shefin tim…!! Në ditët e sotme vështirë të gjesh një mashkull ta dojë një vajzë kaq shumë sa deshi shefi im atë.”
Vajza mbeti e shkokuar por nuk mundi të thotë asnjë fjalë pas kësaj.
