Nasser Al-Attiyah, kampioni në fuqi i Dakarit dhe lideri aktual i klasifikimit të përgjithshëm të garës motorike Dakar 2023 dhe kushëri i Tamim bin Hamad Al Thani, emir i Katarit dhe pronar i Paris Saint-Germain, nuk ka dyshim se Messi do të luajë në Arabinë Saudite.
Duke folur për argjentinasin, ai thotë se është shumë e vështirë të rikthehet te Barcelona për shkak se PSG është shumë e fortë ekonomikisht.
Është e vështirë për Messin të kthehet në Barcelonë. PSG ka një ekonomi shumë të fortë, ka një bilanc të mirë dhe një plan shumë të qartë. Nga ajo që shoh tani, dhe gjithashtu nga Al Nassr, i cili nënshkroi me Cristiano Ronaldon për një shumë të çmendur, jam i sigurt se pas disa muajsh, tre ose gjashtë, ndonjë klub në Arabinë Saudite do të nënshkruajë me Messin. Mbani mend”, tha ai.
“Jam i sigurt se do të jetë Al Hilal. Futbolli është një biznes. jam i sigurt? Është ndjenja ime”, përfundoi.
Kujtojmë se, këtë të enjte, shtypi spanjoll tha se Al Hilal po përgatit një propozim astronomik për argjentinasin, me një pagë 280 milionë euro në vit në tavolinë.
Messi, përfundon kontratën me Paris Saint-Germain në fund të sezonit.
