Saturday, December 27, 2025
BallinaVitrina e libritMevi Rafuna-A mund ta përkufizosh dashurinë

Mevi Rafuna-A mund ta përkufizosh dashurinë

A mund ta përkufizosh dashurinë

Jo
Dashuria rrjedh si një lum
Lumin nuk mund ta mbledhësh me një kuti
Dashuria është abstrakte
A kapet dashuria me duar


Jo
Ajo vetëm ndjehet
Mund ta duash një zog që fluturon lart në qiell
por jo një njeri që rri ulur pranë teje dhe është i burgosur në mendjen e tij.


Dashuria jepet pa kthim
Dashuria nuk është kompromis
Në emrin e dashurisë nuk mund ta robërosh fëmiun tënd
Në emrin e dashurisë nuk mund ta robërosh të dashurin tënd.


Dashuria është liri!
Liria është flakë e dashurisë
Dashuria është bota që nuk shihet
Janë sytë e bukur të Perëndisë


Dashuria është Dielli


Diellin nuk mund ta masim se na djegë
Diellin nuk mund ta fusim në një kuti…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT