Nuk i përdori rrjetet sociale për vëmendje por për kauza.Kauzat e mija janë emancipimi i femrës shqiptare dhe emancipimi i shoqërisë shqiptare në përgjithësi.Çdo ndryshim fillon nga vetëvetja dhe nuk kam zgjedhur që jetën time ta kaloj me mendime të mykura,të cilat përveç se nuk i shërbejnë askujt na rikthejnë prapa në shumë gjëra.Do kisha dashur që të këtë më shumë zëra që nuk heshtin, dhe nuk bëjnë pakt me të keqen.Por jo!Shumica e zgjedhin zonën e rehatisë dhe po t’iu vie mundësia bashkëpunojnë me birin e dreqit vetëm t’i arrijnë qëllimet e tyre me natyrë materialiste.Kam qenë fëmij kurreshtar dhe kurreshtja për të ditur e për të mësuar,çdoherë mbizotëron në qenien time.Më vjen keq që i përkas një kohe me moral të shtirur dhe standarde të dyfishta. Më vjen keq që shoh kaq shumë besimtarë por shoh kaq pak dashuri, me smirë e urrejte.Më vjen keq që shteti im nuk udhëheqet nga mendje të ndritura,por nga sharlatan e mafia të cilët na qesin në treg herë tek njeri, herë tek tjetri pushtues.Më vjen keq që dëshira për ta bërë vendin tonë është zëvendësuar me dëshpërimin masiv dhe ikjen!Besoj që ende ka njerëz të mirë dhe përparimtarë por mjerisht të tillëve nuk ju ipet hapsirë të duken e të tregohen.Sepse në shumicën e institucioneve tona intelektualët janë zëvendësuar me servilë egositë të cilët nuk mendojnë për mirëqenien e përgjithshme.Këtu askush nuk jep përgjegjësi!Ka ligje që nuk zbatohen.Thonë se të fortit i bëjnë ligjet.Thirremi se do bëhemi Europë, por s’jemi askund,me mentalitet po i ngjajmë vendeve të botës së tretë.Duam të mirat materiale nga Europa, por ende jetojmë si turqit, veset e pushtuesve ne i quajmë virtyte. Me vetëdëshirë dhe vetëmohim po e vrasim identitetin tonë si Shqiptarë në Ballkan. Në robëri ndiheshim të lirë,në liri e kërkojmë robërinë, pa e mbytur skllavin brenda vetes nuk ka përparim.
