Friday, December 26, 2025
BallinaVitrina e libritMevi Rafuna-Një Sizif i revoltuar

Mevi Rafuna-Një Sizif i revoltuar

Një Sizif i revoltuar

Na i shkëputën krahët dhe u bëmë tokësor
por rrallë herë njeriu arrinë që të fluturoj
me krahët e shpirtit.

Rrugës tek eci, mbaj sytë te poshtë,
shoh vetëm këmbë njerëzish që ecin
, dikush shpejtë, dikush ngadalë,
dikush lakon hapin.

Dhe unë nuk arrij t’ja u shoh fytyra
t,më kalojnë të njohur e të panjohur…
kalojnë dhe ata që i njoh vetëm përmes ëndrrash.
Më shpejtë se hapat tonë, na shtyp koha,
tek sillem rrugëve të vjetra,
ndjej një mllef përbrenda.
Dua ta arrijë kohën
, ta shtyp, ta tejkalojë atë, kërkoj brenda vetes
ca copëza hyjnore
që mbetën nga zjarri i madh
, kur u ngjiz shpirti im.


Për një çast lumturohem,
kam përshtypjen se do ja arrijë qëllimit
por jashta meje
është hapësira e mbushur
me ndërtesa të mëdha si fantazma,


shpirti më therrë prapë
më duket vetja shumë e vogël
një grimcë jam
një grimcë
në këtë univers pa fill e pa fund.


Do tentoj prapë
unë jam Sizif i revoltuar.
Nuk do më përbijë mua pluhuri i kohës
jo jo
do bëjë magji
do i thërras forcat e panjohura
diku do dal
bota është e vogël
kërkoj shpirtat e ngjashëm me mua
t’i marrim më shumë jetës
e vdekjen mos ta ndiejmë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT