Saturday, December 27, 2025
BallinaVitrina e libritMevi Rafuna-Unë nuk jam...

Mevi Rafuna-Unë nuk jam…

Unë nuk jam..

Unë nuk jam…
Unë nuk jam pjesë e një shoqërie të dehur nën kafazin e skllavërisë.
Vlera ime nuk matet me një çantë të shtrenjtë firmato,
Me poza Instagrami,për ta ekspozuar një fytyrë apo një trup artificial Botox-i.
Jam mësuar ta respektoj Njeriun, por nuk pres respekt nga ai që s’ka respekt për veten e tij.


Ka shumë që janë gojëëmbël, por i zbulon llapzusi Freudian.
Tjetër gjë të thonë dhe tjetër të dëshirojnë.
Çmenduria dallon!


Ndonjëherë të jesh i çmendur është shenjë rizgjimi.
Aq fetar jeni bërë saqë edhe zotin doni ta korruptoni me para dhe dallavere.
Si mund ta doni zotin kur e urreni njeriun?
Çfarë është dashuria?
Urrejte e verbër…
Ku do na qoj gjithë kjo urretje e verbër?!


Në fundin apokaliptik,apo s’ka fund, fundi jeni ju në fundësinë tuaj.
Nuk më ka pëlqyer kurrë shoqërimi me njerëz të vegjël.
Aq shumë njerëz të vegjël ka kjo botë, apo më mirë t’i quaj Krijesa me pamje njeriu…
Në këtë botë të vogël, nuk pretendoj të jem e madhe, i shoh yjet lartë por eci me këmbë mbi tokë.


Kur gishtat e këmbëve të mia puthen me dheun e kuptoj sa e brishtë jam.
A ja vlenë të shkruash e të filozofosh sot?
Kur shumë pak lexues janë gjallë…
Të dehur nën dëliret e madhështisë


Askushi për të qenë dikushi…
Shpikës të profesioneve të pa qena…
Vrapojnë e se dinë ku shkojnë dhe kur arrijnë se dinë kush janë dhe çfarë duan.


Po kush jam unë?
Një grimc universi që shpërbëhet me aq lehtësi…
Me pluhurin e kohës lava fytyrën time, por se gjeta asnjë maskë të më mbroj nga ai pluhur…
Ka limite në këtë botë por vetëm një shpirt i paprekur nga zymtësitë i then ato limite.

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT