HAPMA DERËN
Jashtë s’më zë hapësira
e kësaj dite të ngushtë.
As frymë s’ngopem dot,
nga një vit që më ngulfatë.
Hapma derën,
të dal jashtë kësaj kohe,
që nuk e don pjellën e vet.
T’ia jap vrapit
n’atë fushë mjellmash,
skaj asaj fjale
që e gdhendëm aq gjatë.
Me vete do të marr
fatin e zgjebosur,
derisa,
m’erdhi një verë
s’më trokiti në derë.
