Bota po digjet nën barot,
nën gjëmën e tytave
në tym e zjarr,
vriten fëmijët, s’ndalet dot,
mbetet toka si një varr.
Nëpër rrugë shtrihet hiri,
shiu lan gjakun e njeriut,
sytë e nënës humbin dritën,
mbeten lot bashkë me frikën.
Në shtëpi pa dritë qiriu,
heshtin muret, qesh zengjini,
zemra troket në rënkim e frikë,
nuk di a zgjohet prapë ky shpirt?!
Disa mbajnë ar në duar,
disa vdesin pa uj në krua,
njëri mban pallate lart,
tjetri rënkon barkthatë.
Shpresa endet si një hije,
nëpër male, fusha e shtigje,
s’e gjen kurrë portën e lirë,
se do pushteti gjithmonë t’prijë.
Por nga terri lind një britmë,
kërkon jetë, kërkon dritë,
thërret botën për një ditë,
ku fëmijët të kenë rritë.
Thërret mos derdhet gjaku kot,
thërret të heshtin armët për kob.
Thërras unë në paqe e në drejtësi,
që në çdo vend të ketë liri.
