Krijuesja e njohur, Afërdita Vela, çdo ditë e me shumë me publikimet e saj letrare dhe poetike po dëshmon vlera të cilësueshme në botët tonë letrare. Pas botimit të vëllimit të parë poetik: “Sa jam vonuar”, ka botuar monografinë me titull: Engjëlli ynë – Kujtime për Asllan Budinin. Libri monografik “Engjëlli ynë – Kujtime për Asllan Budinin”, është një libër tejet interesant dhe tepër i rëndësishëm, i cili njëherësh përbën një hap cilësor në jetën letrare dhe atë publicistike të autores Vela. Autorja Vela i ofrohet lexuesve me këtë libër me dëshirën për të shpalosur profilin e jetës dhe të veprimtarisë së Asllan Budint, po ashtu duke lënë në breza historinë e të afërmve të tij, fisit të tij, të vetes së vet, por edhe një pjesë të historisë së vendlindjes së saj fshatit Bërsnik, që ai i ka thurur me aq pasion.
Njeriu që shpalos natyrshëm dashurinë për njerëzit dhe botën altruiste përgjithësisht
Siç shkruan në hyrjen e këtij libri, autorja Vela portretin e vëllait e sheh të gjallë, megjithëse ka humbur nënën, babanë, motrën nipin. ,,Pena më ngacmoi të shkruaj për vëllain, për njeriun që më ka qëndruar pranë, më ka ndihmuar dhe mbështetur në rrugën e jetës. Largimi i shpejt nga jeta, pohon studiuesja Vela, dhe dhimbja që më krijoi në shpirt, sepse nuk iu gjeta pranë në momentet e fundit më ka shtyrë që si pikat e shiut të mbledh kujtime nga miq, shokë e t’i hedh në këtë libër si me poshtë. Unë si motër krenohem me të, sepse kishte cilësi të rralla, shpaloste natyrshëm dashurinë për njerëzit, sinqeritetin, këmbënguljen, vendosmërinë për të mbrojtur dinjitetin, principet dhe vizionet e tij pesonale. Ai tregonte dhembshurinë me njerëzit e familjes dhe respektin në marrëdhënie me shokët dhe bashkëpunëtorëve, ashtu ishte edhe i prerë ndaj padrejtësive… Këto kujtime, shprehet Vela, do t’i ndaj me gjithë lexuesit, jo për të treguar ”unin”, por për të dubluar mendimet e shokëve rreth cilësive që duhet të karakterizojnë çdo njeri, nuk harrohet”, konstaton studiuesja Vela në pjesën hyrëse të librit.
Autorja Vela e ndjen si përgjegjësi intelektuale, qytetare, patriotike, historike për të hedhur në libër kujtimet, mendimet, komentet jetësore, ngjarjet, datat që kanë qenë pjesë e jetës së tij, por edhe evoulimet dialektike e shoqërore të fshatit dhe zonës ku ai ka lindur, jetuar, vepruar apo banuar. Gjithë libri është shkruar me kulturë, përgjegjësi, korrektësi dhe duke u bazuar mbi fakte dhe jo mbi dëshira. Si intelektuale e formuar, autorja kurrsesi s’i ka vendosur ngjarjet sipas interesave, sipas pikëpamjeve të saj, por me një mjeshtri të jashtëzakonshme gji ka vendosur në vend dhe në kohë, për t’u lënë brezave këtë libër më shumë vlerë.
Në fillim të librit autorja Vela jep një pasqyrë të vendlindjes së kryprotagonisit të librit, Asllan Budinim pra të fshatit të lindjes së tij, Bërsnik, një vendbanim i hershëm që prek thellësitë e shekujve, po ashtu me një peizazh të bukur dhe tepër atraktiv, që shtrihet në krahun e djathtë të rrjedhës së lumit Devoll. Me këtë rast autorja po ashtu flet edhe për qëndresën dhe rezistencën e popullatës së këtij vendbanimi gjatë stuhive të kohërave. “Të dhënat (kalaja, varrezat dhe gërmadhat) që ndodhen në Bërsnikun e sipërm tregojnë që ka qenë një zonë e populluar, por që janë tkurrur nga luftërat dhe sëmundjet e ndryshme”, shkruan autorja Vela. (fq. Në vijim të librit autorja shpalos një portretizim të fisit të Budinëve, një nga fiset me të vjetra të fshatit. Në vijim autorja po ashtu prezanton edhe shumë të dhëna të tjera të rëndësishme që lidhen me gjenealogjinë e kësaj familjeje shumë të njohur në këtë zonë.
Një jetë e vështirë, por e dinjitetshme
Autorja në vijim të librit po ashtu na jep një profil jetësor dhe të veprimtarisë së Bajram Budinit, baba i Asllanit, jetën e të cilit e karakterizojnë shumë veçanti që e bëjnë të mbetet emër nderi dhe krenarie për familjen Budini dhe më gjerë. Sipas autores, nga martesa e Barjamit me Xherën lindën nëntë fëmijë, gjashtë djem dhe tri vajza: Faslliu, Asllani, Fiqirija, Nevruzi, Tekiu, Afërdita, Xhevahiri, Bakiu, dhe Razia. Lufta e Dytë Botërore 1939-1944 e shkatërroi ekonominë e kësaj familje. Shtëpia u ushtua nga ushtria Italiane. Ata e përdorën shtëpinë se bazën e tyre të luftës, ndërsa banorët u shpërngulën nga aty. Po ashtu as reforma agrare nuk solli ndryshime pozitive në ekonominë e kësaj familje. Ata regjistruan tokat më të mira si pronë të familjes, ndërsa një pesë e lanë pa regjistruar për arsye se taksat ishin të larta. Nga viti 1944-1956 ekonomia e familjes u rrit shumë. Krijimi i kooperativës Bujqësore nuk u prit mirë nga fisi Budini, sepse ata kishin krijuar një bazë të mirë në ekonominë e tyre. Nga krijimi i kooperativës familja e Bajramit nuk fitoi asgjë, përkundrazi nga tokat e tij fitua të tjerët. Vitet 1944-1957 ka qenë periudha më e vështirë e kësaj familje. Mbas viteve të shtatëdhjeta gjendja ekonomike dhe sociale e kësaj familje sa vinte dhe përmirësohej dhe shkonte gjithnjë e në shkallë më të latë të ngritjes së standardit. Fëmijët e familjes arsimoheshin dhe pas kryerjes së shkollimit ata sistemoheshin nëpër vende të ndryshme të punës, në arsim, ndonjë ndërmarrje të ndryshme në bujqësi apo gjetiu. Në vitin 1998, Bajramin, vdekja e bashkëshortes, po ashtu edhe e Asllanit e goditen rëndë dhe i dhanë një goditje të humnershme në aspektin shpirtëror, i cili vdiq në korrikun e vitit 2015, duke mbetur emër i pashlyer në kujtesën e familjes, të afërmve, miqve dhe atyre që kanë njohur.
Në vijim autorja Vela jep një portretizim të Xhere Haxhi Budinit (Seda), bashkëshortja e Bajramit, përkatësisht nëna e nëna e Asllanit. Portreti i skalitur me një krijim mjeshtëror i autores për nën Xherën, prezanton figurën e një nënë shumë punëtore, humaniste dhe me vlera të jashtëzakonshme njerëzore.
Asllani, shkollimi dhe vizioni për jetën
Në vijim të kësaj monografie, autorja Vela, përshkruan figurën dhe veprimtarinë e Asllanit, Sipas autores, Vela, Asllani është biri i dytë i Bajramit, pas Fasliut, i cili nuk jetoi gjatë. U lind në vitin 1948 në fshatin Bërsnik të Gramshit dhe vdiq në vitin 2002. Dëshira për arsimim ishte ëndrra e tij e madhe. shkëlqeu në mësime duke u dalluar dhe në përgatitjen fizike. Etja për dije e kishte mbërthyer të tërin. Libri u bë për të pjesa më e pandarë dhe arma që i sfidonte ideologjite e ërrëta. Pra ishte individi që e gjakonte përndritjen personale e kulturore edhe të shoqërisë. Në biseda mes miqsh ai mbante parasysh thënien: “Librat janë miqtë më të qetë dhe më të përhershëm; ata janë këshilltarët më të gjindshëm dhe më të mençur dhe mësuesit më të durueshëm.” Dhe rruga e dijes vazhdon… Katër klasat e fillores i mbaroi në fshatin e lindjes dhe semestrin e parë të klasës së pestë e bëri në Sojnik, ndërsa të dytin në Elbasan. Shkollën e mes,e bujqësore e mbaroi në agronomi “Irakli Terova” në Korçë. Punoi në fshatin e tij në Bërsnik nga shtatori deri në fund në fund të dhjetorit si agronom. Pas mbarimit të ushtrisë në Maminas e Shënvlash angazhohet në disa ndërmarrje, punoi si agronom në Skënderbegas për dy vjet, pastaj SMT për gjashtë muaj, më vonë punoi si kryetar kooperative në Kodovjat, drejtor i NB sektori Bërsnik, nga viti 1993 deri më 2002 punoi specialist në komunën Kodovjak, Kudo veproi u shqua si një personalitet me takt të veçantë të organizimit, të krijimit të raporteve mes njerëzve, dhe i përkushtuar për familjen e tij, ikja e të cilit i varfëroi dhe ju shkaktoi në zbrazëtirë të pakomensueshme në jetën e tyre.
Autorja Vela në këtë monografi ka konceptuar me prezantimin dhe portretizimin e pjesëtarëve të kësaj familjeje, ku përfaqësohen bijtë dhe bijat e çiftit bashkëshortor Bajram dhe Xhere Budinit. Në këtë pjesë është skalitur me mjeshtri figura e Fiqrie Kume Budinit, vajza e madhe e Bajramit dhe Xherës, portreti i Nevruzit, biri i dytë i Bajramit, Teki Bedini, djalitjetër i tij, Afërdita Vela Budini, vajza e dytë e Bajramit, Xhevahir Budini, biri i katërt, Baku Budini, djali i vogël i Bajramit, Razie Budini, fëmija më i vogël i Bajramit dhe i Xheres.
Një pjesë e këtij libri monografik është konceptuar me kujtime të familjarëve, shokëve e miqve për Asllani, Në galerinë e këtyre personaliteteve që evokojnë kujtime dhe momente të rëndësishme nga jeta e përbashkët me Asllaninm janë, si Estref Budini, Hyqmet Hysa, Alidije Bujku (Skora), Livan Shqipa, XhemileBrami, Sali Jonuzi, Namik Pllaha, Bashkim B. Koçi, Bashkim Çela, Bashkim Zeroja, Historie Rika, Resmij S. Hysa, Riza Hsa, Zenel Berbiu, Xhezar Sogani, Arjanit Çela, Xhelal Boci, Abaz Hysa, Idris Durmishi, Ramo Bengu, Xhevdet Vela, Ardijan Mullaj, Musa Bengu, Kujtim Muha, Xhevit Bengu, Dëfrim Muha, Nazmi Bengu, Nazhije Seda, Behar Seda, Afërdita Haxhia, Dalip Karaj, Habib Çaniku, Koci Zhupani, Avni Xara, Shyqyrie Budini Qose, Hysen Tabaku, Rrapush Kryemadhi, Hysen Godole,Nevruz Budini, Teki Budini, Razie Budini Llalla, Afërdita Budini Vela etj.
Sublimim i portretizimit të figurës dhe veprës së Asllan Budinës, vijnë të thurura disa vargje përkustimore të motrës së tij, autores së këtij libri dhe poeteve së vlerave solide, Afërdita Budina Vela:
Nëna të kishte pikturuar
si vetull dhe buzë
ato flokë kaçurrele
Vërtet ishe si një pëllumb.
Ti nuk ishte vetëm një yll,
por edhe një mendje mprehtë
fjalën kurrë së bëje dy
Sa shumë gjurmë ke lënë në jetë!
(Poezia, Si yll, q, 148.)
Libri përmbyllet me një homazh për figurën dhe veprën e Asllan Dudinës, një personalitet i cili për të gjallë të Tij jetës i ka siguruar pavdekësinë. Pas vetes la emrin, gjurmët, nderin dhe krenarinë. Libri monografik i Afërdita Budini Vela, është një dëshmi reale e kohës që ka jetuar, konkrete, e shkruar me kulturë dhe vërtetësi që do të tregojë, jo vetëm jetën kryeprotagonistit të këtij libri dhe personalitetit të veçantë, Asllan Budinit, por edhe fisit të tij, të familjes dhe më gjerë,
Ky libër ka vlerat e veta dokumentare që do t’i qëndrojë në kohën e lavdisë së saj.
Libri i autores Vela, “Engjëlli ynë – Kujtime për Asllan Budinin,”, është një libër me vlera të mirëfillta dhe që lexohet me ëndje.
Autores Vela i uroj suksese dhe mbarësi në krijimtarinë e saj letrare dhe uroj të shkruaj e të na dhuroj edhe shumë vepra të tjera me vlera të mirëfillta.
Klinë-Kosovë, shkurt 2022

