Friday, December 26, 2025
BallinaSportMilani barazon me Leccen

Milani barazon me Leccen

Lecce dhe Milani kanë barazuar me rezultat 2-2, në kuadër të xhiros së 12-të në Serie A.

Golin e parë në ndeshje e shënoi Olivier Giroud, në minutën e 28’, teksa golin e dytë e realizoi Tijani Reijnders, në minutën e 35’. Me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, Nicola Sansone e ngushtoi epërsinë e kuqezinjve, me një gol në minutën e 66’.

Golin e barazimit e realizoi Lameck Banda, në minutën e 70’.

Milani pas 12 ndeshjeve renditet në vendin e tretë me 23 pikë, teksa Lecce renditet në pozitën e 14-të me 14 sosh. /Klankosova.tv.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT