Wednesday, January 21, 2026
BallinaVitrina e libritMim Marjanaku-Art

Mim Marjanaku-Art

Më thua se jam
një pikturë abstrakte.

Të konfuzojnë çarçafet e mi prej bezeje.

Provove të pikturoje
në dhomën time,
aty pranë
ku mbështes kokën.

E ngjyeve furçën
në kovën e bojaxhiut
dhe e shkunde me forcë
në mur.

“Arti në mur
je ti” –
më the,
një pikturë abstrakte.

Mos më vër në kornizë, të lutem.
Nuk do isha moderne.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT