Sunday, November 16, 2025
BallinaVitrina e libritMim Marjanaku-"Gjysmë"

Mim Marjanaku-“Gjysmë”

Të shoh
gjithmonë gjysmë,
kurrë të plotë.
Duhet të jesh njëri
prej vëllezërve siamezë.

Anatomia jote e ndërlikuar,
falë delikatesës time të shfrenuar
azhornojnë takimin tonë.

Në vendin e zakonshëm,
në mes të qytetit
kalon një lum ,
gjysmë i bardhë, gjysmë gri.
lum shtratzi.

Unë dhe një gjysmë vëllai,
ose gjysmë lumi,
bëhemi një.. e gjysmë.

Në këtë orë
të ditës a të natës
fle,
e në ëndërr shoh zhgjëndër.

Anatomia jote është e çuditshme,
Unë
akoma më e çuditshme,
ndoshta pak e çmendur
e pafajshme.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT