Tuesday, October 14, 2025
BallinaVitrina e libritMim Marjanaku-"Transkript"

Mim Marjanaku-“Transkript”

Të prita!
Që kur lindi dielli,
deri perëndoi.
E dija që s’do vije,
por prita.
Për respekt
të gjitha pritjeve.

Ti nuk di
që unë
transkriptoj kode
që nuk vijnë…
siç nuk erdhe as ti —
dhe unë e dija.

Në shtëpi hyri një flutur.
Ajo
më bëri të dal,
të pres shpirtin tënd.
Ti je vetëm trup.
Por ti s’e di.

Ndaj të prita
në barin e zakonshëm.
Ndaj u ulëm,
Ndaj pimë
Jägermeister-in tonë,
Ndaj bëmë dashuri —
me trupin tënd
larg.

E pra…
unë transkriptoj.
Dhe flutura.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT