Friday, January 23, 2026
BallinaVitrina e libritMimoza Ajdhoni-"Mes yjesh!"

Mimoza Ajdhoni-“Mes yjesh!”

“Mes yjesh!”

Më merr në ëndrrat e tua,
të arratisem nga vetmia dua,
aty në parajsën tënde,
krijo një fole edhe për mua.

Të fshehem dua, aty mes yjesh,
dritë të marr nga sytë e tua,
frymë të marr nga fryma jote,
të jesh rruzulli për mua.

Të jesh hëna përkëdhelëse,
fllad i ëndrrave rinore,
të jesh zjarri përvëlues,
thirrje e ëmbël dashurore.

Të jesh dielli që më ngroh,
të largosh ti retë e mia,
të jesh ëngjëlli që më mbron,
të jesh thjesht…dashuria

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT