Duke kërkuar ëndrrën
gjeta një oaz dëshirash
Një shtëpi plot me trëndafila
Fëmije flokëgështenj
flokëartë , të kuqe karamele
syqiell e synatë
Të gjithë rreth një ëndrre të zjarrtë
Duke kërkuar ëndrrën
Ndërtova një Kështjell të mëndafsht
Kishe vend plot
për njerëzit me dashuri të madhe
për fëmijët kish vend plot
Unë mbeta jashtë…
Fryma ime i shtyu drejt një udhe misteri
Çdo gjë do filloj nga e para
Jo si nga shpella apo errësira
Çdo gjë do filloj nga e para
Aq shume drit ka dashuria lindur tokës
Nuk ecin verbuar
Ecin me krah zogjsh fluturash
Ecin me erën
fllad lënduar
për të humburit e mi
Po i le në udhëtim
le të shkojnë në atë ëndërr
thirrje shpirti pambarim
duke pritur atë përqafim
krah fluturash.
Flokëgështenj, flokëartë, të kuqe karamele,
Syqiell synatë
rreth oazit larguar
përdore pa dhimbje …
Unë shoh tek po largohen
fluturuesit e Kështjelles së artë
me atë lumturi drithëruese
për t’mos mbetur asgjë pas
teksa rri ngrohur dhimbjes
me të gjithë të ikurit e nëndheshëm
mbetur këtu me mua
Tani nuk di,
Dashuria e madhe mbeti këtu,
apo e morën të lumturit
larguar
ku nuk dinë se ku?!
