Sunday, December 28, 2025
BallinaVitrina e libritMimoza Bici-I dashur

Mimoza Bici-I dashur

I dashur

Ç’mund të bësh në një natë pa hënë
rrugës
ku vetëm shpirti e din se ku….
Një trup që ecën pa hije
Aty ku flen kënga e zogjve
gjetheve të fjetura
a syve të ndonjë grabitqari dembelosur
kërmave
Më thuaj
si mundesh të ecësh?
I dashur,
mos më trego përralla
jam velur aq shumë
Nuk gjeti askush këpucën time
as pasqyra nuk më tha je më e bukura në botë
as llogari bankare nuk pash në ndonjë bankë
e jeta më ikën
duke menduar lumturinë e të tjerëve
se kjo ish dhe lumturia ime.
Por jo,
kjo ish veç frika të mos i humbja
e mbetesha vetëm…
Tani dua të shoh veten
lumturinë si qenie
si trup
Tani jam mes errësirës
shumë vonë të përballoj rrugë të gjatë
Më thuaj çfarë do të bëje ti ?
për të më gjetur mua aty ?

  • Veçse do prisja agimin zemër
    Nuk jam perëndi të bëj çudira
    Do ndihesha me fat
    të isha udhës tënde për të gjetur
    Edhe mos të gjeja
    përsëri me fat do të isha
    Do prisja mëngjezet , rrezen e diellit për ty
    Po ti nuk je e vetmja krijesë nē këtē botë
    Nëse dikush do më tundojë
    do jepem i têri
    nuk mundem
    të vdes vetmuar pritjeve të akullta
    Dhe ti gjithashtu zemër..
    Pritjet
    janë “mikeshat” e errësirës ku zgjaten e zgjaten
    Edhe nëse do mundesh të shohësh mëngjezin një ditë
    Ke humbur shumë lëkurës tënde
    Rrezja as ngroh as përkëdhel
    dhe unë gjithashtu
    sepse dua lirinë time zemër
    lirinë e fituar duke të kërkuar ty
    e s’mundem ta burgos më
    Zjarri im s’u shua kurrë
    të dua kaq shumë
    Por mos më lodh errësirës tënde
    thjesht kapmë duart
    ec me mua
    zhurrmave të jetës ka jetë
    dhe pse të lēnduar.
    Në nuk të mjaftojnë duart e mia
    verbohu dritës
    është më bukur
    sa mes një errësire gllabëruar….
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT