Thursday, December 25, 2025
BallinaVitrina e libritMimoza Cekici Rista-LUTJE PRANVERE.

Mimoza Cekici Rista-LUTJE PRANVERE.

LUTJE PRANVERE.

Me ç’bukuri ngjyer djerinat e syve mëngjezit,
shpërthim i heshtur.


Kridhet e gjelbra larmisë që
mbi kryet mban


Epshit të buzëve
fshihen,
zgjohen dëshirat përvëlimtare,


ajrit dridhen
i falen vështimit imcak të luledeleve.


Nimfa janë
Dalë prej përrallash
ndalen në stinë të paemërt
sa për te zbejtur kërshërinë e lakminë
djemkave.


Lutur duart m’i zgjatin
ulen ballit


Humboj, zemrës të pranverës.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT