MBETA MUHAXHIR…
Si një muhaxhir udhëve të botës kam ikur,
kam qarë si fëmijë nga streha në strehë,
shpresa rrinte strukur kur shikoja yjet fikur,
pak ngrohtësi i kërkova botës ndonjëherë.
Një natë dimri gjeta një mjeran të braktisur,
nën pallton e vjetër e mbajta ditëve me shi,
se më ngrohu me paqe shpirtin e arratisur ,
dhe rrezja e miqësisë shkriu akullin në gji.
Udhës së huaj se do kush plakun e rraskapitur,
as veshjen time se shohin me sy të mirë,
atje ku më përshëndet dhe shpendi në të ikur,
s’më bën përshtypje kur më thërrasin muhaxhir.
I VARFËRI DINJITOZ I LAGJES SIME
I varfëri,i harruari dinjitoz i lagjes sime,
mbrëmjeve shushuritëse rend heshtur,
përshëndet me dorë mbi zemrën jetime
i varfri,i harruari ,dinjitozi shpirtqeshur.
Ai thahet si gjethja vjeshtës zhveshur,
kërcitjen e nofullës ndiej,tek rri zgjuar,
asgjë s’ka mbetur,veç frymës së pa tretur,
errësirës pus,ku dritë e jetës rri shuar.
Dhe për një çast,këngës dhimbur ia thotë,
zërin dëgjoj që dridhet duke qarë,
i varfri ,i harruari i mëhallës sime nëpër lotë,
ofshamën e mjerimit derdh në çdo varg.
E dhimbja shtratit,s’më lë të fle e qetë,
ai s’është si të tjetrët,lapanjoz,huligan,
atë se tremb,asnjë shtrëngatë e rrëmet,
i harruari i lagjes sime,është njeri i rrallë.
Ç’dreq bote është kjo?! E vrisni ,e shani,
ia rrëmbeni zemrën,copa-copa ia ndani,
pijani gjakun,por këngën mos ia ndalni,
dheut mos e kallni,por dinjitetin ia qani !…
