Tuesday, December 23, 2025
BallinaVitrina e libritMimoza Çobo-TI NËNË, ZBUKURON ÇDO STINË

Mimoza Çobo-TI NËNË, ZBUKURON ÇDO STINË

TI NËNË, ZBUKURON ÇDO STINË

Nën gjethet e arrës që bien nëpër erë,
pret nëna ime,duke soditur udhën,
mbi krye i rri një copë diell përherë,
teksa vjeshta ia ngjyros pak rrudhën.


Kur shkel udhën me gjethe të verdha,
ndiej si ulërin malli për të në buzë,
për së largu thërras:Dil nënë se erdha!
Teksa loti djeg retinën,si shpuzë.


Pritmë nënë ,sa të pi ujë tek burimi!
Të shuaj etjen që më rri ndër buzë.
shpirti të më tretet,sa të më soset durimi,
kur shija e ujit të më mbetet në gjuhë.


Se shushurima e tij ,më ndjek në çdo hap
dhe kur më rrëmben era e fëmijërisë,
në kujtime humbas,po udhën e gjej prapë,
për t’u kthyer te gjiri,ku qumësht kam pirë.


Se të gjitha udhët kanë aromën që ke ti,
aromë që vjeshtës ia përtërinë magjinë,
që i ke marrë ngjyrat e ndezura, ajo e di,
për të zbukuruar dhe hijeshuar çdo stinë.

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT